Insajderi
Zgjedhjet 2026

32-shi i LDK-së: Dua që përvojën time mbi 20-vjeçare në sistemin e udhëheqjes në Britaninë e Madhe ta përdor për të mirën e Kosovës

Insajderi
02 June 2026 - 11:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
32-shi i LDK-së: Dua që përvojën time mbi 20-vjeçare në sistemin e udhëheqjes në Britaninë e Madhe ta përdor për të mirën e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Brikena Muharremi, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se vendimi i saj për t’iu bashkuar garës zgjedhore lidhet me dëshirën për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës.

Ajo ka thënë se planifikon që në vendlindje të sjellë përvojën e saj më shumë se 20-vjeçare në fushën drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Futja ime për herë të parë në zgjedhjet parlamentare si kandidate për deputete vjen nga shqetësimi që kam për faktin se Kosova vazhdon të jetë ndër vendet më të varfra në Evropë. Më shqetëson gjithashtu largimi i të rinjve nga vendi dhe Kosova ka filluar të zbrazet. Dëshiroj që përvojën time mbi 20-vjeçare në sistemin e udhëheqjes në Britaninë e Madhe ta përdor për të mirën e Kosovës dhe të punoj me njerëzit tanë, të cilët janë jashtëzakonisht të aftë dhe arrijnë rezultate të mëdha kur u jepet mundësia. Kosova meriton të arrijë potencialin që e ka”, ka deklaruar Muharremi.

Ajo ka treguar edhe arsyet pse ka vendosur t’i bashkohet LDK-së.

“Arsyeja pse jam kyçur në LDK është se ky subjekt më ka ftuar të kandidoj. Gjithashtu, edhe Vjosa Osmani më ka ftuar të jem pjesë e saj dhe për mua ka qenë privilegj të jem pjesë e një liste të udhëhequr nga zonja Osmani. Një tjetër arsye është se në LDK e kam gjetur veten dhe vlerat me të cilat identifikohem”, ka thënë Muharremi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark