×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    32 vite më pas, kështu duket sot shtëpia e Kevin McCallister nga filmi më i dashur i Krishtlindjeve

    Insajderi
    26 December 2022 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kur mendojmë për festat e fundvitit mund të na vijë në mendje gjeli i detit, dhuratat dhe pemët e zbukuruara me drita, por asgjë nuk të kujton më shumë Krishtlindjet sesa shtëpia e Kevin McCallister, nga Home Alone, film që e shohim thuajse çdo vit.

    Filmi tashmë është “32-vjeç” dhe shtëpia ku janë xhiruar skenat nga familja McCallister vijon të qëndrojë e “fortë.”

    Në fakt, sipas asaj që raportojnë mediat britanike, vila miliona dollarëshe u lëshua me qira vitin e shkuar për vetëm një natë në AirBnB.

    Shumë prej dhomave vijojnë të kenë të njëjtin arredim që nga koha kur u filmua filmi. Megjithatë, tashmë pronarët u kanë dhënë një rifreskim ambienteve të ndryshme në godinë si pjesa e shkallëve apo disa nga dhomat e gjumit.

    Ato që janë ridekoruar me një prekje disi më moderne janë dhoma e gjumit të prindërve të Kevin-it, dhoma e ndenjes, kuzhina, shkallët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark