Portali zviceran “20 minuta” ka publikuar një listë të këngëve më të dëgjuara bazuar në klikimet dhe shkarkimet në internet, sa i përket muajit qershor në Zvicër.
Përderisa nga shkarkimet në “Deezer”, “Spotify” apo “Apple Music”, Dj David Guetta ka përfituar si Dj zyrtar i Kampionatit Evropian duke qenë kënga e tij “This One’s for You” në listën e këngëve më të dëgjuara dhe klikuara në Youtube, janë ato shqipe.
Por shija muzikore e shqiptarëve është jo fort për t’u lavdëruar. Ata dëgjojnë këngë prej atyre të Ghetto Geasy që i këndon një “vajze të cilën do ta lagte me shampanjë” e deri tek Gold AG që i këndon namazit në fenë islame.
Sipas “20 minuta” nga klikimet në “You Tube” në muajin qershor këngët më të dëgjuara janë këto: