Insajderi
Zgjedhjet 2026

34-shi i PDK-së pas takimit në Jezerc: Mbështetja juaj më obligon të punoj për qytetin dhe shtetin tonë

Insajderi
04 June 2026 - 20:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
34-shi i PDK-së pas takimit në Jezerc: Mbështetja juaj më obligon të punoj për qytetin dhe shtetin tonë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elbasan Osmani, ka zhvilluar një takim me banorët e Jezercit, të cilin e ka cilësuar si një organizim madhështor dhe plot energji pozitive.

Përmes një mesazhi falënderues, Osmani ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e madhe që ka marrë nga bashkëvendasit e tij gjatë këtij bashkëbisedimi.

“Takim madhështor me bashkëvendasit! Mes jezercasëve, njerëzve të punës e të fjalës! Çdo shtrëngim duarsh, çdo bisedë dhe çdo mbështetje që më jepni, më bind edhe më shumë për të ecur më tutje, të punoj e kontriboj për trungun nga burojmë, për qytetin e për shtetin! Ju faleminderit nga zemra!”, ka shkruar Osmani.

Kandidati i PDK-së ka potencuar se kjo përkrahje e hapur e motivon edhe më shumë për të qenë një zë i fuqishëm i tyre në Kuvendin e Kosovës, duke u angazhuar direkt për projektet që prekin zhvillimin lokal dhe shtetëror.

Në këto zgjedhje, Elbasan Osmani garon në listën e Partisë Demokratike të Kosovës me numrin 34.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark