Insajderi
Lajme

34-vjetori i themelimit të LDK’së, Mustafa: Liria e Pavarësia u fituan me programin e LDK’së, bashkë me UÇK’në dhe aleancën perëndimore

Insajderi
23 December 2023 - 14:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
34-vjetori i themelimit të LDK’së, Mustafa: Liria e Pavarësia u fituan me programin e LDK’së, bashkë me UÇK’në dhe aleancën perëndimore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë një postim lidhur me 34 vjetorin e themelimit të LDK’së.

Mustafa ka thënë se 34 vite më parë “u vunë themelet e  idesë për shtetin dhe shoqërinë demokratike, pluralizmin politik, ekonominë e tregut, orientimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës”.

“Urimet partiake u takojnë themeluesëve, si dhe të gjithë veprimtarëve dhe qytetarëve që i besuan LDK-së. Por janë edhe për të gjithë ata që e gëzojnë sot Demokracinë, Lirinë dhe Pavarësinë, të ideuara me programin politik të LDK-së e të fituara së bashku me UÇK-në dhe aleancën perëndimore”, ka shkruar Mustafa.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark