Policia në Britani po heton një rast pazakontë ku një 35 vjeçar humbi jetën pasi kishte luajtur online për 22 orë me radhë.
Brian Vigneault, pësoi arrest kardiak pas kishte luajtur për 22 orë për të gjeneruar të ardhura për një fushatë bamirësie në rrjetin Twitch.
Ndjekësit e tij u shqetësuan kur ai nuk ishte rikthyer në kompjuterin e tij rreth orës 3 të mesnatës. Trupi i tij u gjet i pajetë në banesë mëngjesin e ditës tjetër.
Policia lokale hedh poshtë pretendimet se ai ka humbur jetën si rezultat i lojës intensive. Babai i tre fëmijëve kishte grumbulluar 11,000 dollar për disa aktivitete bamirësie gjatë kohës që transmetonte në Twitch video lojërat e tij. /Insajderi.com