×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    35-vjet me një makinë, pensionisti shqiptar i bën përmendore: E dua sa fëmijët

    Insajderi
    31 January 2024 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pensionisti Bedri Sadiku ka një lidhje të veçantë me veturën e tij.

    Ai e ka atë në posedim prej 35 vjetëve. Bedriu ka folur për makinën e tij Moskvich, nga momenti që e ka marrë dhe deri kur serbët i dogjën shtëpinë, edhe e vetmi që shpëtoi ishte automjeti.

    Sakaq, ai theksoi se makinën e konsideron si fëmijën e tij, pasi kujdeset gjatë gjithë kohës, madje i ka bërë dhe përmendore.

    “Unë dal në orën e 5:30 të mëngjesit me shokun tim Petritin çdo mëngjes në Gërminj. Është pak freskët, por tashmë jemi mësuar.

    Kam kujtime të mira me këtë makinë. Kam gati 35 vjet që kam atë makinë dhe mund të flas me ditë të tëra. Në fillim e ka pasur daja 20 vite më parë dhe mosha e makinës është 50 vjeçare.

    unë kam rrezikuar shumë, sepse kam transportuar edhe njerez në mënyrë ilegale me atë makinë. Më dhemb shpirti për atë makinë, aq sa dua fëmijët, dua dhe atë. Me ardh puna për të zgjedhur për gruan dhe makinën, pavarësisht se e dua, zgjedh gruan.

    E kam bërë bazamentin me vinç dhe e kam lidhur që mos ta merrte era. Nga lufta mu dogj e gjithë shtëpia, por makina shpëtoi. Shtëpinë e ribëra, sepse kisha makinën dhe kam punuar me të”, tha ndër të tjera pensionisti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark