Insajderi
Lajme

360 gjoba në janar, Tërshnjaku: Nuk do të kemi mëshirë për lokalet që lejojnë pirjen e duhanit

Insajderi
27 January 2024 - 14:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
360 gjoba në janar, Tërshnjaku: Nuk do të kemi mëshirë për lokalet që lejojnë pirjen e duhanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vetëm gjatë muajit janar, Inspektorati Sanitar ka shqiptuar 360 gjoba për pirjen e duhanit brenda ambienteve të mbyllura.

Kryeinspektori sanitar në Kosovë, Ibrahim Tërshnjaku tha për KosovaPress se nuk do të ketë mëshirë ndaj kafeterive që nuk respektojnë ligjin kundër duhan-pirjes.

Ai tutje tregon se edhe pse kanë shqiptuar gjoba, Qeveria duhet të mendojë që të rritet çmimi i duhanit si formë edukuese për parandalimin e konsumimit të duhanit në ambiente të mbyllura, por edhe për ruajtjen e shëndetit.

Sipas tij, nuk do të ketë mëshirë për lokalet që lejojnë pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura, dhe shqiptimi i gjobave do të vazhdojë.

Tërshnjaku tutje shton se do të vendosin edhe gjoba për cigaret elektrike në ambiente të mbyllura pasi që edhe ato përmbajnë sasi të nikotinës. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark