×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “4 pikë nga deputetët Veliu e Zemaj dhe nga 100 pikë nga të tjerët”, Lëvizja Fol thotë se u bën shkelje flagrante në intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së

    Insajderi
    01 November 2023 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lëvizja FOL ka monitoruar sot fazën e intervistimit të kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së

    Gjatë monitorimit ata kanë vërejtur jo transparencë, kështu bën të ditur Lëvizja Fol përmes një njoftimi të publikuar në “Facebook”.

    Kandidatëtve nuk u janë bërë pyetjet e njëjta gjatë intervistimit, gjë që do të lejonte vlerësim objektiv të të gjithë kandidatëve. Anëtarët aktualë të bordit të RTK-së u janë bërë nënpyetje shtesë, të cilat pyetje sipas vlerësimit tonë ishin pyetje tendencioze. Tutje, kohëzgjatja e intervistave prej 15 minutave për një kandidat ishte e pamjaftueshme duke marrë parasysh peshën dhe kompleksivitetin e pozitës së të qenurit anëtar i bordit të RTK. Po ashtu pikët për kandidatë u dhanë në përfundim të të gjitha intervistave dhe jo pas çdo interviste, siç është praktika në Kuvendin e Kosovës“, thuhet në reagim.

    Ata thanë se nuk u respektua meritokracia në vlerësim, teka morën si shembull votat nga deputetët.

    “Ajo që është tejet shqetësuese dhe indikator i fuqishëm i mosrespektimit të parimit të meritokracisë është diskrepanca në poentimin e kandidatëve nga ana e anëtarëve të Komisionit për të njëjtin kandidat. Për shembull, dy kandidatë kanë marrë nga 4 pika në total nga deputetët Agim Veliu dhe Armend Zemaj dhe nga 100 pikë nga deputetët tjerë. Veliu dhe Zemaj nuk kanë ofruar asnjë arsyetim për poentimin minimal, gjë që nuk përkon me praktikat e krijuara gjatë proceseve rekrutuese me pjesëmarrjen e ekspertëve britanikë”, vazhdon reagimi.

    Ata përmenden edhe kandidatin Mehmet Kalisi i cili kishe dhënë ide për krijimin e një agjencie shtetërore në kuadër të RTK-së.

    “FOL ka monitoruar edhe procesin e kaluar të përzgjedhjes së anëtarëve të këtij bordi ku gjithashtu kandidati me më së shumti pikë ishte Mehmet Kalisi, përkundër faktit se i njëjti, në të kaluarën ka përdorur gjuhë fyese ndaj mediave dhe i cili gjatë intervistimit kishte përmendur si ide krijimin e një agjencie shtetërore të lajmeve në kuadër të RTK-së”, thuhet ndër të tjerash.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark