×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    4 vitaminat që duhet të merrni patjetër në vjeshtë

    Insajderi
    23 October 2023 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka nisur stina e virozave, gripit e të ftohtit dhe bashkë me të edhe kujdesi i shtuar për të mbrojtur organizmin.

    Dy vitet e fundit ka qenë veçanërisht e rëndësishme të keni një sistem imunitar sa më të shëndetshëm e të fortë për të përballuar viruset e bakteret.

    Ekspertët vënë theksin si gjithnjë tek vitaminat, ushqyerja e shëndetshme madje edhe suplementet në raste të caktuara.

    AgroWeb do t’ju rendisë 4 nga vitaminat që ju duhen patjetër për të qenë në formë këtë vjeshtë.

    Vitamina A

    Vitamina A ose retinoli është një ushqyes dhe antioksidant shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e shëndetit dhe të gjithë organizmit.

    Ndihmon në shëndetin e syve dhe forcon sistemin imunitar në mënyrë që të luftojë sëmundjet e viruset.

    Këtë vitamin përveçse në formën e suplementeve mund ta merrni edhe nëpërmjet ushqimeve të stinës.

    Në këtë periudhë mund të konsumoni më shumë patate të ëmbla, lakra, karota ose mishi i kuq.

    Vitamina C

    Ndoshta një nga suplementët më të njohur përsa i përket forcimit të organizmit.

    Kjo vitamin vepron si antioksidant, lufton radikalet e lira, pra qelizat e këqija që shkaktojnë sëmundje të ndryshme kronike.

    Pra konsumoni shumë portokallë, brokoli, kivi, spinaq dhe çdo barishte jeshile si lakrat apo pazitë.

    Vitamina D

    Vitamina D e furnizon trupin me qeliza të bardha të cilat ndryshe mund ti quajmë edhe qelizat e imunitetit të fortë.

    Mjaftojnë vetëm 10-15 minuta në diell në mënyrë që trupi të fillojë prodhimin e vitaminës D.

    Në këtë mënyrë do të mund të keni një sistem imunitar të fortë e të mbrojtur.

    Vitamina K

    Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kockave të shëndetshme dhe kundër bllokimit të enëve të gjakut.

    Në këtë mënyrë ig jithë organizmi do të punojë më mirë e ju do të ndiheni më të shëndetshëm.

    Vtaminën K e gjeni tek lakra, gjethet e panxharit, lakrat e brukselit apo brokoli.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark