×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    463 burra ishin viktima të dhunës në familje, për dhjetë muaj

    Insajderi
    16 January 2022 - 13:17
    dhuna
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë dhjetë muajve të vitit të kaluar, nga janari e deri në tetor, në Policinë e Kosovës janë raportuar 1 988 raste të dhunës në familje.

    Nga këto të dhëna 1 062 viktima kanë qenë femra përderisa meshkuj 463, kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.

    Më tej aty thuhet se rastet e dhunës në familje në secilin stacion policor trajtohen nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë për raste të tilla, por rastet e tilla gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë.

    Policia e Kosovës, thotë se në vazhdimësi ka bashkëpunuar me institucionet relevante për të parandaluar dhe nëse ndodhin për t’i trajtuar rastet e  dhunës në familje.

    Në përgjigje sqarohet se Policia ka përdorë forma të ndryshme për të arritur këtë qëllim, si: fushatat, shpërndarja e fletë-palosjeve më porosi konkrete, ligjërata në shkolla etj.

    Përderisa neuropsikiatri Sami Rexhepi, thotë se dhuna po vjen për shkak të mungesës së durimit dhe mirëkuptimit ndërmjet të dy gjinive, por edhe për shkak të gjendjes socio-ekonomike në vend.

    “Shëndeti mendor nuk shikohet në një aspekt shumë të ngushtë. Shëndeti mendor ka shumë faktorë. Shëndeti fizikë, gjendja e mirëqenies socio-ekonomike, gjendja e shëndetit mendor të vet individit. Të gjitha këto e bëjnë një tersi. Femrat janë emocionalisht me të ndjeshme dhe më lehtë i manifestojnë. Meshkujt duan me treguar atë burrërinë e vet e me u përmbajt”.

    “Sa më gjatë përmbahet ai ankth akumulohet dhe mandej shpërthen shumë me pasoja më të mëdha se tek femrat”, tha Rexhepi, teksa shtojë se dhuna po lë pasoja tek gjeneratat e reja dhe fëmijët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark