×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    47-vjeçari nga Peja kishte njolla gjaku në fytyrë, ish-gruaja e tij e njoftoi Policinë

    Insajderi
    04 December 2022 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në një shtëpi rrugën “Shtjefën Gjeçovi” në Pejë, ku një burrë 47-vjeçar u gjet pa shenja jete dhe ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur.

    Ky rast ka tronditur familjen Bajraktari, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Blerimit.

    Vdekjen e Blerim Bajraktarit e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, që konstatoi se i ndjeri s’ka shenja jete, por është gjetur me njolla gjaku në disa pjesë të fytyrës, raporton Sinjali. Rastin e ka raportuar ish-bashkëshortja e tij, e cila e ka njoftuar Policinë dhe Emergjencën.

    Pas janë bërë ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, në mënyrë që të zbulohen shkaktarët e vdekjes.

    Pasi janë bërë ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, në mënyrë që të zbulohen shkaktarët e vdekjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark