×
  • Lajme
  • Lajme

    48 orë ndalim për shoferin që goditi për vdekje gruan në rrugën “B”

    Insajderi
    23 October 2018 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh shoferit që goditi për vdekje një 30-vjeçare të hënën në mesditë në rrugën “B” në Prishtinë.

    Në aksidentin e djeshëm ishin lënduar dy këmbësore, E.R. 23-vjeçare dhe L.A. 30-vjeçare e cila nuk arriti t’i përballojë plagët e marra.

    Tani policia ka njoftuar se ngasësit të veturës BMW, L.M. 20-vjeçar është arrestuar dhe prokurori ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

    Trupi i viktimës L.A. është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark