Insajderi
Lajme

48 vjecari që vdiq në vendin e punës në Shtime ishte pjesë e kompanisë së deputetit të Vetëvendosjes

Insajderi
15 April 2026 - 22:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
48 vjecari që vdiq në vendin e punës në Shtime ishte pjesë e kompanisë së deputetit të Vetëvendosjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në qytetin e Shtimes, ku një 48 vjeçar ka humbur jetën në vendin e tij të punës, shkruan Insajderi.

Gazeta Insajderi ka mësuar se kompania ku viktima po punonte është Doni Fruits.

Kompania Doni Fruits, është në pronësinë e deputetit të Vetëvendosjes nga Ferizaj, Ejup Ahmetit.

Vdekjen e punëtorit e ka konfirmuar për Insajderin Kanun Veseli- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Ferizaj.

‘’Ju njoftojmë se me datën 15.04.2026, rreth orës 20:45, kemi pranuar një nformatë se në një kompani, në zonën industriale në Shtime,  një person (punëtor) rreth 48 vjeç, është lënduar gjatë punës.Ai është dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij’’ ka thënë Veseli.

Veseli tutje tha edhe se “Rasti është iniciuar “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

“Doni Fruits” Sh.P.K., është një kompani me bazë në Shtime të Kosovës. Ajo merret me kultivimin dhe eksportin e produkteve bujqësore.

Ejup Ahmeti, pronari i kompanisë, në vitin 2021 ishte përzgjedhur nga Qeveria Kurti në mesin e pak prodhuesve kosovarë si pjesë e delegacionit kosovar në mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri.

Biznesi i Ahmetit është i shtrirë edhe në Shqipëri./Gazeta Injsaderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark