Nëse jeni të interesuar të përmirësoni mënyrën e jetesës tuaj. Si mund të qëndroni të motivuar? Si mund të mbani efikasitetin? Si të qëndroni të lumtur në punë? Si mund të gjeni plotësimin e vërtetë, duke kultivuar aspektet më tërheqëse të personalitetit tuaj?
Këtu janë 10 gjëra që mund të bëni çdo ditë për të përmirësuar rrënjësisht jetën tuaj:
Mos u fiksoni mbi “mënyrën” se si bëni diçka
Mos e mendoni asnjëherë mënyrën se si keni bërë diçka, dhe të fiksoheni më atë gjë. Definojeni pyetjen “si” keni bërë diçka, por asnjëherë mos e mbi-mendoni mënyrën se si keni vepruar, pasi mund të dërgoj në panik.
Investoni në rroba të përshtatshme
Kur keni rroba që ju përshtaten edhe në masën e trupit, ju ndiheni mirë. Kur ndiheni më mirë, ju performoni më mirë. Duhet të jeni të durueshëm në rrobat që zgjidhni që ato t’iu bien tamam.
Meditoni
Meditimi mund të zvogëlojë stresin, për të përmirësuar përqendrimin tuaj, dhe për të rritur lumturinë. Por ju nuk do të thotë të shitni pasurinë, tokën apo kapitalin tuaj e më pas të meditoni. Meditimi mund të jetë çdo gjë.
Kur ju jeni duke larë duart tuaja, ngadalësoni dhe me mendoni se si jeni duke larë duart tuaja, ky është një meditim. Ndjeni ndjesinë e ujit. Aromën e sapunit. Shijojeni. Ju jeni duke medituar!
Lexoni sa më shumë
Leximi mund t’iu ndihmojë në heqjen e problemeve, pasurimin e fjalorit dhe po ashtu ndihmon edhe në kultivimin e mënyrave të ndryshme të të menduarit.
Gjithçka që duhet të bëni, është t’i ikni lajmeve argëtuese dhe të shkurta dhe t’i qaseni librave që mund të mësoni shumë më tepër nga ta.
Vraponi
Një tjetër aktivitet i jetës së përditshme që përmirëson anën fizike të njerëzve është vrapi. Ndjesia e mirë fizike patjetër që ndikon në rendimentin e njerëzve edhe në punë dhe jetën e përditshme. /Insajderi.com
(Marrë nga BusinessInsider.com)