×
Show

50 Cent kërkon falje që ka ngacmuar djalin me autizëm

Insajderi
09 May 2016 - 10:04
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reperi i njohur amerikan, 50 cent, ka kërkuar falje publikisht pas publikimit të një video ku shihet ai duke e ngacmuar një djalë me autizëm.

“Nuk ka qenë qëllimi im të tallem me të apo me komunitetin e tyre me aftësi të kufizuara, që është një burim i fuqisë në Amerikë. Personalisht i kam kërkuar falje atij dhe familjes së tij” thotë 50 Cent.

Fifty kishte postuar një video duke e tallur Andrew Farrell.

Andreë nuk është vetëm me autizëm, por gjithashtu vuan edhe nga Sindroma e Aspergerut dhe pothuajse ka humbur dëgjimin, njofton TMZ.

Në kërkim faljen e tij, që u postua së pari herë nga NY Post, reperi ka shtuar se ka qenë një lloj keqkuptimi porse megjitahtë i vjen shumë keq që ka ofenduar atë. Ai e ka fshirë këtë video nga rrjetet sociale.

Siç është raportuar, familja e Farrells ka biseduar edhe me avokatet për të ngritur padi kundër 50 Cent./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark