×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “500 euro dënim për tejkalim të shpejtësisë, 150 euro gjobë nëse nuk vendosë rripin e sigurisë”, këto janë ligjet e reja që do të hyjnë në fuqi

    Insajderi
    30 March 2024 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga 1 prilli pritet të fuqizohet Ligji për Rregullat në Trafik.

    Sipas ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu “këto ndryshime legjislative janë duke u bërë më qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve”.

    Por, si parashihen detajisht këto gjoba?

    Për mosvendosje të rripit të sigurisë në automjet, gjoba do të jetë nga 30 deri në 150 euro, kurse për përdorim të telefonit nga 100 deri në 500 euro.

     – Mosvendosja e rripit të sigurisë – 150 euro;

     – Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes;

    100  + 1 pikë negative për shoferët që gjobiten për herë të parë;

    200, 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit dhe 2 pikë negative për herë të dytë;

     500, 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit dhe 3 pikë negative mbi dy herë;

    – Këmbësori që nuk ndalet në dritën e kuqe të semaforit, dënohet me gjobë prej 50 eurosh;

    – Shoferi i mjetit me veprim motorik, i cili nuk e heq baltën para kyçjes nëpër rrugë të asfaltuara, dënohet me gjobë prej 1 mijë eurosh.

    –500 euro gjobë nëse tejkalohet shpejtësia mbi 100 km.

    Këto janë vetëm disa nga ndryshimet në ligjin e ri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark