Prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve për gërmimin e kriptomonedhave Bitmain raportoi humbje prej 500 milionë dollarësh në Q3 2018.
Duke cituar burime të cilat kishin informacion në lidhje me të ardhurat e Bitmain në bursën e Hong Kongut, publikimi raportoi se të ardhurat e kompanisë ishin 3 miliardë dollarë gjatë tre tre mujorëve të parë të 2018-ës ku vetëm 200 milion u gjeneruan në tre mujorin e tretë.
Humbjet janë provë e rënies së kërkesës për pajisje gërmimi nga tregu i kriptomonedhave i cili është edhe produkti kryesor i kompanisë. Lajmet vinë në një kohë kur Bitmain kishte planifikuar një IPO në bursën e Hong Kongut.
Ndërsa nuk janë të konfirmuar zyrtarisht, këto rezultate mund të komplikojnë IPO-në.
Muajin e kaluar gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, CEO i bursës së Hong Kongut Charles Li Xiaojia vuri në pikëpyetje qëndrueshmërinë e bizneseve si ai i Bitmain. Komentet i bëri kur industria e kriptomonedhave kishte rënë ndjeshëm gjatë 2018.
Investitorët gjithashtu kanë shprehur shqetësime të ngjashme. Shqetësimet e tyre kryesore kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë e modelit të biznesit. Gjithashtu janë të shqetësuar për ekspozimin e prodhuesve të pajisjeve për gërmimin e kriptomonedhave si Bitmain përballë luhatjes së vlerës të kriptomonedhave.
Përveç se problemet financiare po kërcënojnë planet e IPO-së për Bitmain, gjithashtu i kanë kushtuar kompanisë co-CEO-t Jihan Wu dhe Zhan Ketuan.
Muajin e kaluar South China Morning Post raportoi se Jihan dhe Ketuan të cilët gjithashtu janë bashkëthemelues do të tërhiqeshin nga kompania. Një inxhinier produkti ka marrë rolin e CEO-s. Jihan dhe Ketuan ngelen pjesë e bordit të kompanisë.
Por ristrukturimi i Bitmain nuk ka qenë vetëm tek drejtuesit e lartë. Në muajt e fundit kompania ka larguar dhjetëra punonjësit në vend të ndryshme të botës. Në Teksas mbylli një fabrikë me 7,000 deri në 8,000 impiante gërmimi.
Në Dhjetor të vitit të kaluar Bitmain mbylli një qendër zhvillimi në Izrael me 23 punonjës. Atë kohë qendra e zhvillimit tha se lëvizja erdhi si rezultat i ndryshimeve të tregut.
Me të gjitha lajmet e këqija rreth Bitmain, mbetet për tu parë nëse kompania do të vijojë me planet e IPO-së. Dhe nëse po, nuk dihet nëse bursa e Hong Kongut do ta lejojë