×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    51 vjeçarja goditet me veturë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

    Insajderi
    19 January 2024 - 23:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 51-vjeçare ka mbetur e lënduar rëndë pasi është goditur nga një veturë sot në fshatin Besi në rrugën Prishtinë – Podujevë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

    Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, respektivisht në fshatin Besi, të komunës së Prishtinës. Nga informatat e para bëhet e ditur se një veturë ka përplasur një këmbësore, rreth 51 vjeçe,  e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar Borovci.

    Policia ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

    Borovci bëri të ditur se vozitësi i veturës, 23 vjeçar është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark