Insajderi
Biznes

52 vjet më parë u realizua fluturimi i parë testues i Boeing 747

Insajderi
09 February 2021 - 07:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
52 vjet më parë u realizua fluturimi i parë testues i Boeing 747
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Boeing 747 nisi prodhimin në vitet `60 dhe fluturimin e parë e kreu më 9 shkurt 1969, ndërsa fluturimin e parë komercial në janar 1970.

Shumë shpejt ky tip evoluoi dhe u krijuan lloje të reja si 727-200B me kapacitet më të madh pasagjerësh,747-200F për transport mallrash dhe 747-200C i kombinuar për transport udhëtarësh dhe mallrash në distanca të gjata.

Në total kanë ndodhur rreth 50 aksidente ajrore me Boeing 747, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 3707 njerëzve.

Ndër aksidentet më të mëdha ajrore të Boeing 747 është edhe ai i aktit terrorist të 11 shtatorit 2001. Konfigurimi “Boeing 747” peshon 397 mijë kilogramë dhe është 70 metra i gjatë. Gjatësia e krahëve shkon deri në 64 metra. Normalisht mban deri 400 pasagjerë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark