×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    525 orë për dëshmitarët në rastin Thaçi dhe të tjerët

    Insajderi
    15 February 2023 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka nisur seanca në Speciale kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Një bashkëbisedim mes Trupit Gjykues dhe Prokurorisë ka hedhur pak dritë mbi paraqitjen e provave të Prokurorisë së Speciales kur të fillojë gjykimi.

    Ajo ka të bëj me vendet ku supozohet se janë kryer krime, kohëzgjatjen e paraqitjes së provave dhe dëshmi tjera.

    Gjykatësi: A do të ulni numrin e akuzave?

    Prokurororja: Jo.

    Gjykatësi: A e keni të qartë që ne kërkojmë ta bëjmë këtë?

    Prokurorja: Ne vazhdojmë që të shikojmë provat që kemi, por kemi parasysh edhe kohën e gjykatës.

    Gjykata: A e keni ndërmend të paraqitni prova në lidhje me çdo vend krimi në çdo vend në aktakuzë?

    Prokurorja: Po.

    Gjykata: Sa vende krimi do të përmenden në Listën e Provave?

    Prokuroroja: Gjithësej janë 44, duke përfshirë edhe parashtrimin e djeshëm në një vend krimi. Ka gjithësej 44 vendndodhje në 17 komuna të ndryshme.

    Gjykatësi 2: 525 orë për pyetjen e dëshmitarëve kryesorë të ZPS-së. ZPS-ja ka thënë që paraqitja e provave mund të fillojë nga fillimi i vitit 2025 apo fundi i vitit 2024. A ka marrë parasysh ZPS-ja kohën e mbrojtjes për të marrë në pyetje dëshmitarët e ZPS-së?

    Prokurori T: Nuk është vështirë të shihet se çështjet e mëparshme nuk janë domosdoshmërisht masë e besueshme për orët që duhet caktuar në këtë çështje. Rastet që kanë trajtuar po këtë çështje arrijnë një shkallë efikasiteti nga Institucioni, por s’mund të përdoret kur nuk e ke këtë përvojë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark