Insajderi
Zgjedhjet 2026

55’shi i PDK-së, Naim Telaku: Kosova po gërryhet, qeveria vetëm po vëzhgon

Insajderi
04 June 2026 - 00:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
55’shi i PDK-së, Naim Telaku: Kosova po gërryhet, qeveria vetëm po vëzhgon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Naim Telaku, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale, duke thënë se vendi po përballet me krizë në disa fusha kryesore.

Sipas tij, qytetarët po përballen me çmime të larta të energjisë elektrike dhe shportës bazë, ndërsa pagat mbeten të ulëta.

Ai ka theksuar se edhe sektori i shëndetësisë dhe arsimit po përballet me mungesa dhe mungesë investimesh konkrete.

“Rryma? Shtrenjtë. Çmimet e shportës bazë? Lart. Pagat? Ulët. Shëndetësia? Pa barna esenciale. Arsimi? Vendi i fundit, pa asnjë investim konkret”, ka deklaruar Telaku.

Sipas tij, edhe menaxhimi i komunave është i pabarabartë, duke akuzuar qeverinë për favorizime politike.

“Komunat që udhëhiqen nga partitë tjera janë të bllokuara. Ato që udhëhiqen nga VV janë të favorizuara. Prapë, as ato s’kanë parë kurrfarë progresi”, ka shtuar ai.

Telaku ka kritikuar edhe programin qeveritar, duke e cilësuar si populist dhe pa rezultate konkrete.

“Programi i qeverisë? Populizëm, përçarje, britma, zhurmë. ASNJË punë”, ka deklaruar ai.

Në fund, ai ka bërë thirrje për ndryshim politik, duke theksuar se është koha për t’i dhënë fund krizës, sipas tij.

“Stop krizës! Ndrysho Kosovën!”, ka përfunduar Telaku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark