×
  • Lajme
  • Lajme

    58 orë pas tërmetit – 14 vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat

    Insajderi
    02 November 2020 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deri më tani, ekipet e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) kanë shpëtuar 105 njerëz nga rrënojat, ndërsa aktivitetet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë

    Një vajzë 14-vjeçare u shpëtua nga rrënojat 58 orë pasi një tërmet 6.6 ballësh tronditi qytetin turk Izmir në bregun e Detit Egje, raporton Anadolu Agency (AA).

    Pasi iu ofrua ndihma e parë, Idil Sirin u dërgua në një spital lokal.

    Deri më tani, ekipet e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) kanë shpëtuar 105 njerëz nga rrënojat, ndërsa aktivitetet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

    Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark