Në vitin 2015, mediumi i njohur amerikan Business Insider publikoi një listë të mënyrave që rrisin besimin e njerëzve dhe e bëjnë atë më shumë tërheqës.
Ndërkohë, një vit më pas mediumi britanik Independent ka përpiluar një listë që i kundërvihet atij të Business Insider, i cili përbëhet nga disa veti që e bëjnë njeriun më pak tërheqës, bazuar në shkencë, transmeton Insajderi.
Lista e mëposhtshme vë në pah disa sjellje apo tipare të përbashkëta të cilat e bëjnë më të vështirë personalitetin tërheqës të një njeriu.
Gjumi i tepërt
Ne në përgjithësi jemi më pak tërheqës kur bëjmë shumë gjumë.
Në vitin 2010, një grup hulumtuesish bën foto të njerëzve që kishin bërë gjumë për më shumë se tetë orë, dhe disa të tjerëve që nuk kishin bërë gjumë për rreth 30 orë. Njerëzit që i vlerësuan ata, i gjetën më shumë tërheqës ata që nuk kishin fle për rreth 30 orë.
Kjo për shkak se njerëzit që kishin bërë më shumë se tetë orë gjumë, dukeshin më të mërzitur, të papastër dhe jo-tërheqës.
Gjuha tkurrëse e trupit
Nëse keni dëgjuar ndonjëherë për “pushtetin në paraqitje”, atëherë duhet ta dini se trupi juaj mund t’ju bëjë juve të ndjeheni shumë më me vetëbesim dhe të fuqishëm.
Sipas shkencëtareve, përderisa një njeri e “mbledh” trupin e tij, apo e tkurrë të, atëherë ai është më pak tërheqës.
Stresi
Qetësohu – ju mund të dukeni me të vërtetë më tërheqës se sa kur jeni i stresuar.
Sipas një studimi të viti 2013, është zbuluar se femrat me nivel të lartë të stresit në përditshmërinë e tyre, janë më pak tërheqëse për meshkujt.
Në anën tjetër, femrat me më pak stres, kanë një nivel më të lartë të shëndetit dhe lumturisë.
Të dukeni shumë krenarë dhe i lumtur
Përderisa lumturia dhe e qeshura është relativisht tërheqëse tek femrat, vajzat nuk i duan djemtë që janë shumë të qeshur.
Në anën tjetër, përderisa djemtë janë shumë krenar, ata nuk i duan femrat të jenë më shumë krenare se ta. Rezultat e një studimi të vitit 2011 tregojnë se djemtë i shohin më atraktive femrat që janë më të qeshura, se sa ato që janë shumë krenare dhe flasin me krenari të madhe.
Të mos pasurit sens të humorit
Një studim tjetër i vitit 2012, siç shkruan gazeta britanike Independent, ka zbuluar se duke mos qenë shumë me humor – dhe të mos pasurit të paktën një mesatare të humorit – është shumë më pak tërheqëse për njerëzit.
Studimi po ashtu thotë se tek humori nuk luan rol gjinia, pasi të dy sekset duhet të kenë sens humri – në qoftë se duan të duken atraktiv.
Nëse tentoni të gënjeni për moshën apo të ardhurat tuaja në mënyrë që të dukeni tëeheqës
Hulumtimet thonë se jo-sinqeriteti është një humbje e madhe në personalitet për femrat dhe meshkujt.
Sipas studimeve, sinqeriteti është njëra nga tiparet më të fuqishme që e bëjnë njeriun të tërhiqet nga dikush tjetër. /Insajderi.com