×
Show

6-vjeçari që adhurohet si Perëndi në Indi

Insajderi
11 November 2016 - 21:35
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pranshu nga Jalandhar i shtetit Punjab të Indisë, ka lindur me një defekt dhe nuk është në gjendje që të ecë. Banorët e zonës besojnë se ai është një fëmijë hyjnor dhe rimishërimi i zotit Ganesha. Ganesha, përshkruhet si një kokë elefanti në një trup njeriu. Është zoti fatit të mirë që siguron prosperitet, fat dhe sukses.

Siç shkruan Top-channel, djali adhurohet nga njerëzit, përfshi edhe mësuesit e tij, të cilët përkulin kokat përpara tij. Ai takohet me turmën e njerëzve jashtë tempullit që ndodhet afër fshatit të tij çdo të premte.

Jasëinder, një banor zone që vjen për të parë djalin 6–vjeçar thotë: “Njerëzit vinë që të shohin Pranshu dhe ata besojnë që ai është rimishërimi i Ganesha-s. Unë gjithashtu bëj të njëjtën gjë”.

gjasht

Babai i Pranshu-së, Kamlesh, gjithashtu beson se djali i tij është një Zot. Ai tha:-“ Gjithashtu edhe unë e adhuroj atë si banorët e tjerë. Trupi i tij i vogël ngjan si Ganesha. Ai bekon çdokënd. Njerëzit që e takojnë u plotësohen dëshirat. Ai shkon në shkollë çdo ditë dhe kur njerëzit shohin djalin tim, e mirëpresin me lule”.

Pranshu thotë:-“Unë ngjaj si Ganesha dhe njerëzit nuk e dinë emrin tim të vërtetë. Mësuesit më adhurojnë mua dhe shokët e klasës nuk më tallin mua dhe besojnë se jam Ganesha e rimishëruar. Jam i lumtur që njerëzit me thërrasin mua Genash”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark