×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “600 serbë nga veriu i Kosovës u trajnuan ushtarakisht në Serbi”

    Insajderi
    04 January 2023 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Korrespondent për Ballkanin Perendimor i mediumit britanik “The Economist”, Tim Judah, ka thënë se nga kontaktet me banorët e zonave veriore të Kosovës, ka mësuar se vitin e kaluar, 600 burra janë dërguar për trajnim ushtarak në Serbi.

    Judah ka deklaruar se edhe përkundër kësaj, konflikti nuk është ajo që banorët duan.

    “Ata duan jetë normale, por nuk dihet sesa do të jetë e mundur një gjë e tillë”, ka thënë ai.

    Sipas tij, arritjen e një ujdie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e pengojnë edhe problemet personale ndërmjet dy kryeministrave.

    “Vuçiqi dhe Kurti e nënvlerësojnë njëri-tjetrin”, është shkruar në artikullin e “The Economist”, përcjellë Insajderi.

    Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve që në vitin 2011.

    Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i shumicës së tyre ka mbetur vetëm në letër. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark