×
  • Lajme
  • Lajme

    64 vjeçari në Fushë Kosovë dyshohet se e ngacmoi seksualisht mbesën e tij, i thotë se e don për grua

    Insajderi
    13 February 2024 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një rast i tmerrshëm i ngacmimit dyshohet se ka ndodhur të hënën në Fushë Kosovë. Një 64-vjeçar po dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij, të moshës së mitur.

    Sinjali ka mësuar detaje e trishta të asaj që ndodhi në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e familjes së tyre, kur i dyshuari u fut në dhomën e viktimës.

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se 64-vjeçari po dyshohet se fillimisht e ka kapur viktimën për rrobave dhe ka tentuar ta tërheqë, duke e kërcënuar me një thikë në dorë.

    Për të mos mbaruar me kaq, sipas informacioneve të para, i dyshuari i është drejtuar mbesës duke i thënë se do ta marrë për grua, situatë kjo që e ka shqetësuar vajzën.

    Të njëjtat burime thonë se viktima ka arritur që të ikë nga shtëpia, ndërkohë që rasti është denoncuar në Polici.

    Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.  

    Ndryshe, i dyshuari për këtë rast rrezikon të dënohet me burgim. Sipas Kodit “kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark