×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    66-vjeçari mbyll familjen në banesë dhe i kërcënonte për vrasje, arrestohet

    Insajderi
    26 January 2024 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia shqiptare ka vënë në pranga një qytetar, nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij një natë  më parë, e ka mbyllur në banesë së bashku me familjarët e tjerë, duke i kanosur se do t’i vrasë me sëpatë.

    Njësiti i policisë pas marrjes së njoftimit kanë dal në vendin e ngjarjes, ku 66 vjeçari është arrestuar.

    “Shtetasi R. S., mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30, në rrugën “Pavarësia”, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e ka mbyllur atë në banesë, së bashku me nipërit dhe mbesat, dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë, që të mos lajmëronin Policinë. Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në raportin e Policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark