×
  • Sport
  • Euro 2020

    69% e Evropës bën tifo për Italinë në finale

    Insajderi
    10 July 2021 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndarja që UEFA i bëri këtij Evropiani, ku Anglia dukshëm ishte më e favorizuar, teksa 6 nga 7 ndeshjet kishte mundësi të luante në shtëpi, ka sjell jo pak pakënaqësi në vendet e tjera anëtare.

    Sipas mediave italiane përkthehet në suport për “azzurrët” e Roberto Mancini. Sipas një sondazhi të bërë nga “L’Equipe”: 69% e Evropës do të bëjnë tifo për Italinë, 20% janë me Anglinë ndërsa 11% janë të paanshëm.

    Do të bëjnë tifo për Italinë edhe danezët, të cilët u larguan nga ky turne me një shije të hidhur, me një penallti shumë të diskutueshme që vendosi fatet e sfidës përballë Anglisë. E sigurt është që edhe skocezët do të mbështesin “azzurrët”, pavarësisht se janë pjesë e mbretërisë së bashkuar.

    Pavarësisht dëshirës, fakt është që në fushë, Southgate dhe të besuarit e tij do të kenë pas krahëve afro 50 mijë tifozë britanik në Wembley ndërsa për Italinë janë në dispozicion 7500 bileta, 6500 mijë do të jenë rezident në Angli, ndërsa 1 mijë tifozë do të vijnë nga Italia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark