Insajderi
Zgjedhjet 2026

7-shi i AAK-së, Lekaj: Rahoveci i Smajl Latifit i qëndron besnik vizionit të punës dhe zhvillimit dhe numrit 129

Insajderi
25 December 2025 - 21:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
7-shi i AAK-së, Lekaj: Rahoveci i Smajl Latifit i qëndron besnik vizionit të punës dhe zhvillimit dhe numrit 129
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbajti një tubim madhështor sonte në Rahovec, ku kandidati për deputet Pal Lekaj falënderoi qytetarët për përkrahjen e tyre të vazhdueshme.

Gjatë fjalës së tij, Lekaj tha se Rahoveci, i udhëhequr nga Smajl Latifi, vazhdon të qëndrojë besnik vizionit për punë dhe zhvillim, duke mbështetur fuqishëm numrin 129 të AAK-së.

Ai shtoi se energjia dhe mbështetja e qytetarëve do të kthehen në projekte konkrete dhe punë për komunitetin.

“Si gjithmonë, më nderuan me pritjen dhe përkrahjen e tyre, të cilën do ta kthejmë me punë dhe projekte të mëdha. Rahoveci i Smajl Latifit i qëndron besnik vizionit të punës dhe zhvillimit dhe numrit 129.
Faleminderit Rahovec!”
, shkroi Lekaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark