Ish-deputeti dhe kandidati për deputet Visar Korenica ka publikuar atë që ai e quan listë të punësimeve të familjarëve të deputetëve, këshilltarëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes në institucione publike.
Sipas Korenicës, ndërsa mijëra qytetarë vazhdojnë të përballen me papunësi dhe mungesë perspektive, pushteti ka krijuar një sistem ku përfituesit më të mëdhenj janë njerëzit e afërt me partinë. Të dhënat e publikuara së fundi tregojnë se në Kosovë janë mbi 71 mijë persona të papunë, ndërsa shkalla e papunësisë mbetet 13.9 për qind.
Për qytetarin e zakonshëm ka premtime dhe ndihma simbolike, ndërsa për familjarët e elitës politike ka vende pune të sigurta dhe pozita në institucione.
Ai ka akuzuar qeverinë se ka tradhtuar premtimet për meritokraci dhe barazi, duke e shndërruar administratën publike në një mekanizëm shpërblimi për strukturat partiake.
“Premtuan shtet për qytetarët. Përfunduan me shtet për militantët”, ka thënë Korenica.