Insajderi
Lajme

72-vjeçarja goditet për vdekje nga një veturë

Insajderi
06 August 2022 - 17:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
72-vjeçarja goditet për vdekje nga një veturë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident me pasojë vdekje është shënuar sot në Korçë.

Ngjarja u shënua në fshatin Lumalas, ku një grua u aksidentua për vdekje nga një automjet.

Burime zyrtare nga policia e Korçës thanë se shtetasi F. U, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në aksin Korçë – Pogradec ka përplasur një këmbësore 72-vjeçare, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Policia ka vënë sakaq në pranga drejtuesin e mjetit, I cili ndodhet i shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark