×
Show

75 vite së bashku dhe janë grindur vetëm për para

Insajderi
04 April 2016 - 21:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ishte viti i largët 1938, kur ata janë takuar për herë të parë, dhe tre vite më pas, më 1941 u kurorëzuan me martesë.

Fred rrëfen se si parat e rrogës Marjorie i harxhonte duke bërë Pazar, gjë e cila nuk i pëlqente atij.

“Unë nuk mund të dilja as për të pirë diçka, apo për cigare, pasi me rrogën time më duhet të siguroja një jetesë të mirë gruas sime dhe vajzave, dhe Marjorie i pëlqente shumë të shpenzonte paratë tona për Pazar”, tha Fred.

Ai tregon se gjithçka tjetër në marrëdhëniet e çiftit ka qenë në rregull.

“Martesa jonë ka qenë e rregullt, me përjashtim të disa grindjeve për shpenzimin e parave, por kemi ditur ti kalojmë”, thotë Marjorie, sot 95 vjeç.

Çifti ka katër vajza, Anne, 71 vjeç, Angela, 70 vjeç, Andy, 60 vjeç dhe Marlene, e cila ka ndërruar jetë disa muajsh. /insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark