×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Prishtina dominohet nga e portokallta – Prezantohet ikona Clio e re, dominuesja e rrugëve të Kosovës tash e sa vjet

    Insajderi
    09 October 2019 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Konsiderohet me të drejt vetura më e preferuar e segmentit të vet – Renault Clio është bërë pjesë dominuese e pakontestueshme e rrugëve të Kosovës.

    Dhe, ikona e komunikacionit rrugor tashmë ka evoluar dhe po fillon një epokë të re me dizajn e tipare të shumta teknologjike.

    Në një ceremoni solemne, Auto Mita ka prezantuar Clion e ri në ngjyrë të portokalltë që ndryshe njihet edhe si një prej ngjyrave më të popullarizuara – Valencia.

    Suksesi i Clio është i pakontestueshëm – vetuar e Renault e njohur për prakticitetin, dizajnin modern dhe shpenzimet e ulëta, kësaj radhe në versionin e ri vjen me ndryshime e teknologji të avancuar.

    Në këtë prezantim ku prezent ishin adhurues të veturave e partnerë të Auto Mita, u tha se pritet që edhe Clio 5 të jetë një storie e jashtëzakonshme suksesi ashtu siç ishte versioni i mëparshëm i Clio që arriti të shitet 1021 herë duke zbukuruar rrugët e Kosovës me veturë që ofron pasionin në vozitje.

    Ikona Clio vjen në disa motorë të ndryshëm, duke ofruar komoditet, atraksion dhe shpenzime të ulëta, një veturë që i përmbush të gjitha kërkesat.

    Për të vizituar ikonën e re të Renault, vizitoni shoëroomin e distributorit të autorizuar për vendin tonë, Auto Mita.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark