Insajderi
Biznes

Ky është shteti që zyrtarisht e shfuqizon fotoshopin

Insajderi
13 October 2019 - 21:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aplikacioni më i popullarizuar i përpunimit dhe manipulimit të fotove Photoshop nuk është më zyrtarisht në dispozicion në Venezuelë.

Përkatësisht, për shkak të sanksioneve amerikane ndaj këtij vendi, Adobe duhej të pezullonte shitjen zyrtare të Photoshop dhe aplikacione të tjera – Premiere, Light Room, etj.

Gjithashtu, përdoruesit në Venezuelë nuk do të jenë më në gjendje të përdorin aplikacionet Adobe Creative Cloud përmes Internetit.

SHBA ndaloi ose kufizoi eksportet e programeve kompjuterike dhe teknologjisë në Kinë, Venezuelë, Rusi dhe Korenë e Veriut në fillim të këtij viti.

Vlerësimet janë që kompanitë amerikane humbasin më shumë se 140 miliardë dollarë në vit për shkak të piraterisë së programeve kompjuterike dhe shkeljes së patentave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark