×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dënohet shqiptarja që i mori 100 mijë dollarë nga biznesmeni amerikan

    Insajderi
    04 March 2016 - 00:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Mendova se po shpëtoja jetën e saj”, thotë Donald Hodgins, një 84 vjeçar,një super i pasur që ka biznes me patundshmëri. “E kam hëngër keq”, shton ai.

    Hodgins flet kështu duke iu referuar Anisa Llega, 24 vjeçares shqiptare që sipas prokurorit në gjykatën e Middlesex e ka rrjepur atë për dhjetëra mijëra dollarë.

    Llega siç raporton “Boston Globe” i ka thënë Hodgins që ajo do të shpenzonte 30 mijë dollarët e tij për të kryer një ndërhyrje kirurgjike për të hequr tumorin e trurit, që sipas prokurorëve ka dalë të jetë një mashtrim.

    Hodgins thotë se ai e ka besuar këtë tregim dhe ia ka dhënë asaj më shumë se 60 mijë dollarë.

    Por këto nuk ishin të gjitha paratë që ia ka dhënë shqiptares. Shuma që Llega besohet t’ia ketë marrë Hodgins afrohet rreth 100 mijë dollarë.

    Por Llega pretendon se Hodgins ia dha vullnetarisht asaj paratë, nga mirësia dhe tërheqjes seksuale që ai kishte me të, raporton Insajderi.

    anisa

    Të enjten, prokurorët e bindën Gjykatën që ta mbajnë në arrest shqiptaren nën akuzën se vodhi 100 mijë dollarë, duke e detyruar atë t’ia kthejë këtë shumë Hodgins.

    Megjithatë përkundër faktit se Hodgins do që t’i kthehen paratë, ai tha se është i trishtuar për faktin se Llega është e burgosur.

    “Vetëm dua ta di sesi e ka bërë krejt këtë”, tha Hodgins. Ai e pranon se dikur e një kohë ishte i dashuruar në Anisën por se e dinte që “ishte shumë i vjetër” për ta mbajtur atë pranë vetës.

    Ai thotë të ketë qenë i bindur që Anisa ishte e sëmurë, kur bëri pagesën e parë prej 30 mijë dollarëve në nëntor të vitit të kaluar.

    “I kam besuar shumë”, thotë ai, raporton Insajderi.

    Anisa dhe Donalt u takuan tre vite më parë në Classic Cafe, një lokal i vogël në Masasachustts Aveny, ku Llega punonte si kameriere dhe pritëse, shpjegon Fatos Qari, menaxher i restorantit, i cili vjen gjithashtu nga Shqipëria, raporton Insajderi.

    “Donnie, që është emri i shkurtër i Donald ishte klient i rregullt i yni dhe miqësia e tij me Anisën ka lindur rastësisht mesa e di unë”, tha Qari.

    “Ai ishte shumë i mirë. Shumë njerëz si Donaldi e pëlqenin Anisën”, shton menaxheri.

    shqiptarja

    Tetë muaj më parë, Llega la punën në restorant për të punuar për Hodgins. Sipas Hodgins, Anisa ishte punësuar si pastruese e shtëpisë së tij, i ofronte ndihmë në kompjuter dhe krijonte një prani më të madhe online të kompanisë së amerikanit duke u paguar zyrtarisht 50 mijë dollarë në vit.

    Shumë shpejt, Llega do të fillonte sipas tij të kërkonte më shumë para për të rregulluar probleme familjare, për t’i mbuluar kreditë studentore, faturat dhe në fund koston e kinse operacionit në tru.

    Prokurorët thanë se Llega i kishte thënë Hodgins që ishte duke u trajtuar në spitalin “Lahey & Medical Center” në Burlington, por që ka kërkuar nga spitali të mbetet anonime nëse dikush e kërkon ose telefonon për të kërkuar informacione për të.

    Avokati i shqiptares, Steven Goldwyn, tha në Gjykatë se klientja e tij kurrë nuk e kishte pasur në plan ta mashtronte Hodgins, raportonte Insajderi.

    “Ka qenë vet Hodgins që i ka thënë klientes sime që do t’i ndihmojë me kreditë”, citohet të ketë thënë avokati i së akuzuarës.

    Sipas tij, Hodgins akuzoi Anisën pasi e kuptoi që ajo nuk kishte ndjenja për të dhe më saktësisht kur e ka kuptuar se ajo kishte një të dashur në Florida.

    Gjatë gjithë seancës raportohet se Anisa ka qeshur kur janë dhënë deklaratat kundër saj.

    Megjithatë Gjykata para së gjithash ia ka ndaluar Anisës që të punojë me të moshuarit por nuk është depërtuar nga vendi.

    Në seancë ishte edhe i fejuari i Anisës dhe babai i saj./ Insajderi

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark