×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    8 gabime që nuk duhet t’i bëni kur udhëtoni me fëmijët

    Insajderi
    30 January 2024 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eksplorimi i botës me fëmijët mund të jetë një përvojë fantastike. Një udhëtim krijon kujtime të paharrueshme, nxit kureshtjen te fëmijët dhe u jep atyre ide për botën dhe shoqërinë. Njëherësh, udhëtimet lidhen me lumturinë dhe kreativitetin.

    Por, a e dini që gjatë rrugës ndodhin edhe gabime? Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një arratisje në plazh apo në shtetet e Europës, ka disa gabime që duhet t’’i shmangni për ta bërë përvojën tuaj të paharrueshme.

    #1. Rezervimi i vendeve të ndara në avion

    Në rast të papriturash gjatë udhëtimit është 100% e sigurt që fëmijët tuaj do të ndihen më mirë kur janë të ulur afër jush. Ndaj, nëse ju duhet më parë të zgjidhni vendet e uljes në avion, kundrejt edhe një çmimi ekstra, mos hezitoni ta bëni!

    #2. Nuk merrni mjaftueshëm ushqim me vete

    Kur jeni duke udhëtuar, nuk ka asgjë të çuditshme që fëmijët të ndihen të uritur. Për të shmangur situata të caktuara, paketoni ushqim me vete në sasinë e duhur për të përmbushur nevojat e urisë së fëmijëve tuaj.

    #3. Merrni me vete pajisje të gabuara

    Prindërit kanë maninë të marrin me vete karrocën e fëmijëve, krevatin, lojëra të paketuara apo sende të tjera të panevojshme gjatë ditëve të pushimit. Ju mund të kërkoni paraprakisht informacion nga hoteli nëse kanë në dispozicion krevate, karroca, përpara se të merrni gjëra të tilla me vete.

    #4. Udhëtoni pa ndërruar rrobat e fëmijëve

    Fëmijët janë një rrëmujë më vete, sidomos kur bëhet fjalë për udhëtimet. Ata do bëhen pis, do luajnë, ndaj mirë është të merrni rroba me vete.

    #5. Nuk tregoni kujdes për vlefshmërinë e pasaportave

    Të gjithë prindërit, sidomos kur udhëtojnë me fëmijët, përpara se të bëjnë rezervimin e hotelit apo pushimet e dëshiruara duhet të shohin pasaportat dhe vlefshmërinë e tyre për të shmangur çdo situatë të pakëndshme përpara nisjes.

    #7. Nuk merrni ilaçe me vete

    Fëmijët sëmuren, sidomos në pushime kur ndërrohet vendi, ambienti etj. Kur nuk jeni afër shtëpisë, kërkimi i një farmacie është gjëja e fundit që doni të bëni. Ndaj, kur paketoni rrobat dhe gjërat e nevojshme fusni në valixhe dhe ilaçet pa recetë për fëmijët, si ato për temperaturë, shurup kolle, vitaminat etj.

    #8. Nuk planifikoni ndalesa gjatë rrugës

    Fëmijët e të gjitha grupmoshave nuk rezistojnë dot shumë në udhëtime të gjata. Ndaj, planifikoni ndalesa rrugës, sidomos kur udhëtoni me makinë. Një restorant me lodra, një park janë gjithnjë një ide e mirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark