×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    80 mijë franga dhe tre telefona- Çka kishte me vete biznesmeni gjilanas që u gjend i vdekur sot?

    Insajderi
    27 February 2024 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Musah Hamiti, biznesmeni 66-vjeçar që u shpall i zhdukur para një muaji, është gjetur i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë.

    Policia e Kosovës gjatë ditës ka njoftuar për gjetjen e tij pa shenja jete në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë.

    “Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth ores 22:37, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan -Kamenicë është vrejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    Gazeta Insajderi ka mësuar nga burime të saja përbrenda Policisë në Gjilan se Hamitit iu janë gjetur me vete 80 mijë franga dhe tre telefona celularë.

    Kur e kishin raportuar të zhdukur para një muaji, familjarët e tij bënin me dije në polici se ai kishte pasur me vete kishte së paku 80 mijë franga.

    Gazeta Insajderi ka raportuar se Silvana Dulellarin dhe Marinela Markoviç, shtetase nga Shqipëria, janë në masën e paraburgimit dhe po hetohen si të dyshuara për rastin e biznesmenit gjilanas. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark