Insajderi
Lajme

80 persona në Han të Elezit paraqiten me simptoma të helmimit, marrin trajtim mjekësor

Insajderi
15 July 2026 - 12:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
80 persona në Han të Elezit paraqiten me simptoma të helmimit, marrin trajtim mjekësor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

80 persona kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore Mjekësore Familjare në Han të Elezit, pasi janë paraqitur me simptoma të helmimit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi se nga e hëna deri të mërkurën janë paraqitur 80 persona me simptoma të vjelljes dhe diarresë në QKMF’në e Hanit të Elezit.

“Ju njoftojmë se, sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, nga data 13.07.2026 deri më 15.07.2026, janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes. Lidhur me këtë situatë janë njoftuar edhe institucionet përkatëse, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), të cilat janë duke e trajtuar rastin”, ka thënë Veseli.

Në media është raportuar se të hospitalizuarit janë helmuar si shkak i ushqimit në një fast food në këtë komunë. Megjithatë, Veseli ka thënë se deri më tani Policia s’ka informacion për një gjë të tillë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark