Turizmi në xhunglat e Tanzanisë ka ekzistuar gjithmonë, por sëfundmi atje ofrohet një shërbim ekstra, të cilin jo çdokush mund ta përballojë.
Disa shtëpiza në formën e kubeve janë ndërtuar në mes të xhunglës ku turistët mund të kalojnë natën të sigurt nga grabitqarët, ku në to mund të kalosh mbrëmjen në mes të luksit.
E nëse dëshiron që të shijosh pamjen që të ofron ambienti i egër përmes këtyre shtëpizave, gjithçka vjen me një çmim “modest” prej 800 eurosh në natë.