×
  • Lajme
  • Lajme

    Prifti kosovar që po kërcënohet nga mafia italiane

    Insajderi
    06 March 2016 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prifti nga Gjakova, Don Samson Pjetraj, po kërcënohet nga një prej familjeve mafioze më të mëdha të botës. Mafia e Napolit e ka kërcënuar katër herë priftin kosovar për shkak se ai po i edukon fëmijët e braktisur të rrugëve napolitane dhe po i largon nga punët ilegale.

    Napoli është një qytet jo i lehtë për të jetuar, për arsye ekonomike, shoqërore apo edukative. Në këtë qytet dominon mafia e sidomos në zonën e Camorras ku është e vendosur Qendra Edukative Rinore “Don Bosko”, në të cilën punon prifti kosovar.

    Në zemrën e kësaj lagjeje, gjendet Qenda Edukative Rinore ” Don Bosko “, e cila merret me fëmijë dhe të rinj të braktisur nga shoqëria. Këta fëmijë dhe kjo rini e këtij vendi, kanë vetëm një zgjidhje për të ardhmen e tyre: të bëhen vrasës për ‘bosa’ dhe ” kapo ” të mafisë, dhe si injorantë, të përfundojnë nëpër burgje, ose akoma më keq ,të vdekur rrugëve, shkruan gazeta italiane Il Mattino.

    “Shumica e rinisë e kanë tashmë një punë, të pistë sigurisht, ata punojnë si vrasës me pagesë për shefat e tyre. Mund të duket si skenarë filmash, të tillë si ‘The Godfather’, por fatkeqësisht ky skenarë nuk është film. Është mese e vërtetë, është realiteti “, tha prifti nga fshati Trakaniq i Gjakovës.

    Në këtë realitet, don Samson Pjetraj është duke përdorur të gjitha mënyrat e mundshme për ta rrënuar nga brenda mafisë në Napoli. Ai në qendrën “Don Bosko” përdorë mënyra të ndryshme për t’i afruar fëmijët në aktivitete të ndryshme, siç janë ato sportive, kulturore apo arsimore.

    “Qendrën Rinore e frekuentojnë me qindra e qindra, me të gjitha këto aktivitete kemi për qëllim kryesor t’i largojmë nga rruga të rinjtë, të mësojnë diçka për jetën e tyre, të aftësohen në sfera të ndryshme, dhe mbi të gjitha të mësojnë edukatën mesatare, atë të të qenit ‘qytetarë të ndershëm’. Gjithçka është falas, qëllimi nuk është paraja, por është qëllimi i vetëm t’i largojmë nga thonjtë e ‘njerëz-ngrënësve’. Kur futen në këtë Qendër, ata janë të gjithë të njëjtë, si fëmija i një mafiozit, po ashtu edhe ata fëmija të familjeve të ndërgjegjshme” citohet të ketë thënë prifti Don Samson Pjetraj.

    Ndërsa gazeta Il Matino shkruan se priftin shqiptar e kanë kërcënuar mafia napolitane katër herë më jetë, për shkak të mënyrës së si ai ka arritur t’i bashkoj fëmijët dhe të rinjtë duke i larguar ata nga rruga e keqe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark