×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë armët me të cilat kanë luftuar Adem e Hamzë Jashari

    Insajderi
    06 March 2016 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Muzeu i Kompleksit memorial “Adem Jashari” është tashmë i hapur me një ekspozitë të përhershme ku janë ekspozuar eksponatet e familjes Jashari.

    Ekspozita titullohet “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri” i autorit Sadik Krasniqi.

    Aty janë mbi 50 eksponate të ndryshme që kanë shpëtuar pa u djegur nga masakra e familjes Jashari në Prekaz.

    Por ajo çfarë është më e rëndësishme janë armët me të cilat kanë luftuar Adem e Hamzë Jashari, dy heronjtë më të njohur të kësaj tragjedie në Prekaz.

    Aty mund ta shohin armën personale të Hamza Jasharit e  llojit pushkë automatike kallashnikov dhe armën personale të Adem Jasharit e llojit automatik kallashnikov.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    13 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark