×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “90 palë mbathje sportive pa prejardhje”, parandalohet kontrabandimi i mallrave në rrugën Preshevë – Gjilan

    Insajderi
    27 February 2024 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar kontrabandimi i rreth 90 palë mbathjeve sportive në rrugën Preshevë – Gjilan.

    Gatë kontrollit të doganës është vërejtur se automjeti me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një shtetas nga Serbia, ishte e ngarkuar me rreth 90 palë mbathje sportive pa prejardhje (pa fatura), të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara si: “Nike”, “Adidas”, “Air Jordan”.

    Derisa malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe është dërguar në Terminalin doganor të Dheut të Bardhë, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga njësitë e Doganës së Kosovës.

    “Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve joprofesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Doganës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark