Insajderi
Zgjedhjet 2026

90’shi i AAK-së: Zotimi jonë mbetet i palëkundur, do të krijojmë kushte optimale për çdo fshat të Kosovës

Insajderi
23 January 2025 - 20:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
90’shi i AAK-së: Zotimi jonë mbetet i palëkundur,  do të krijojmë kushte optimale për çdo fshat të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i AAK’së për deputet, Lahi Brahimaj, ka qëndruar sonte në disa fshatra të Kosovës.

Ai tha se në këto takime ndanë shqetësimet dhe kanë diskutuar për sfida që prekin disa fshatra të Gjakovës.

“Bashkë me banorët e Jabllanicës, Zhabelit, Bardhaniqit, Gërgocit dhe Kralan it, shumica luftëtarë, invalidë të luftës e familjarë të çlirimtarëve, ndamë shqetësimet dhe diskutuam për sfidat që prekin këto vendbanime më vlerë historike”, tha Brahimaj.

Më tutje ai tha se vizioni i tyre mbështetet në zhvillimin e zonave rurale.

“Vizioni ynë për një Kosovë Fituese mbështetet pikërisht në zhvillimin e zonave rurale dhe potencialin e pashfrytëzuar të këtyre viseve. Bujqësia dhe blegtoria këtu kanë traditë shekullore, dhe me politika të duhura mbështetëse, mund të shndërrohen në gjeneratorë të zhvillimit ekonomik. Zotimi im dhe i AAK-së mbetet i palëkundur – të krijojmë kushte optimale për çdo fshat të Kosovës, duke siguruar infrastrukturë moderne, përkrahje për fermerët dhe mundësi të barabarta zhvillimi për rininë. Forca e Kosovës qëndron në rrënjët e saj”, u shpreh Brahimaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark