Insajderi
Zgjedhjet 2026

99’shi i LDK-së, Alisa Jetullahu: Nga Gjilani në Prishtinë, pashë njerëz që besojnë dhe që shpresojnë

Insajderi
03 June 2026 - 23:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
99’shi i LDK-së, Alisa Jetullahu: Nga Gjilani në Prishtinë, pashë njerëz që besojnë dhe që shpresojnë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alisa Jetullahu, ka ndarë një mesazh pas takimeve të saj në Gjilan dhe Prishtinë.

Ajo ka theksuar se gjatë këtyre vizitave ka parë qytetarë të cilët, sipas saj, besojnë, shpresojnë dhe dëshirojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën.

“Sonte, nga Gjilani në Prishtinë, pashë të njëjtën gjë: Njerëz që besojnë. Njerëz që shpresojnë. Njerëz që duan më të mirën për Kosovën. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Jetullahu.

Ajo ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe pritjen e qytetarëve gjatë takimeve të saj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark