×
Show

Ava Max tregon si është tallur në fëmijëri: “Më kanë futur kokën në tualet”

Insajderi
16 September 2020 - 13:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Gjatë një interviste pak para publikimit të albumit të saj “Heaven and Hell”, Ava Max tregoi se ajo ka shkruar këngën “Wo’s laughing now” duke pasur në mendje vajzat që e kanë tallur.

“Nuk mund ta parashikosh se si do të jetë shkolla dhe për mua ka qenë shumë e vështirë dhe unë nuk doja të shkoja më atje. Ka qenë një grup vajzash që më bullizonin gjatë gjithë kohës. Një ditë më vendosën në një cep të banjës dhe dikush më futi kokën në tualet. Për këtë arsye nuk doja të shkoja në shkollë dhe në këtë pikë vendosa të mos shkoja. Fillova të studioja në shtëpi”, ka treguar Max.

Ajo fitoi famë brenda pak kohësh me hitin “Sweet but Psycho”, por Ava ka pranuar se në fillim nuk mund të mësohej me idenë e famës.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark