×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, një grua lëndohet rëndë

    Insajderi
    16 September 2020 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll.

    Si pasojë e këtij aksidenti një grua raportohet se është lënduar rëndë.

    Rastin e ka konfirmuar për Insajderi.org, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Rreth orës 14:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti transportues (kamioni) dhe një veture. Bazuar në të dhënat fillestare një person i gjinisë femërore është e lënduar rëndë. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, tha Ahmeti për Insajderi.org. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark