×
Show

Kjo është shqiptarja që nga pastruese u bë supermodele

Insajderi
24 September 2020 - 13:29
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Në Instagramin e saj, Elsën do të shihni si një vajzë, e cila bën një jetë luksoze që të gjithë mund ta dëshironin.  Pas veshjeve e makinave të shtrenjta qëndron një histori frymëzimi.

Pas fustanit rrezëllitës dhe flokëve të kuruar, ju nuk mund të shihni një vajzë e vogël e cila punonte dikur si pastruese bashkë me nënën e saj, për të përballuar vështirësitë ekonomike.

Ndryshe nga Miss-et e tjera që vijnë nga një jetesë komode, të cilat i ka përkëdhelur jeta, kjo vajzë beson në energjinë e universit dhe e cilëson varfërinë si dhuratë nga Zoti.

“Ndodh që jeta të rrëzon, ti duhet të ulesh në gjunjë për të puthur tokën, me besimin se do të ngrihesh sërish për të puthur qiellin”, tha ajo.

Kur arriti një moshë madhore Elsa, me kursimet e saj, shkoi në Amerikë për të studiuar dhe për të nisur një jetë të re. Aty filluan dhe hapat e parë të suksesit. Tashmë Elsa Alijaj renditet në Top 6-shen më të mirë të Miss Universe dhe aspiron që në të ardhmen të jetë një biznesmene.

OP-ED
Nga Rubrika
Show
26 April 2024

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark