Rave vjen me një performance speciale ne vendin me te bukur qe Dhërmiu ofron, ne Drymades Bungalow.
Performanca do zhvillohet ne 360 Drymades Sunset Bar me nje pamje te mrekullueshme nga deti i Dhermiut.
Rave te ftuar to kete Tomi Gj qe permes muzikes se tij do degjoni valet e detit Jon.
Bio: Tomi Gj (Tomi Gjikuria) me origjinë nga Dhërmiu por rritur dhe zhvilluar në Tiranë. Ai ka qenë gjithmonë i mahnitur nga muzika dhe kënaqësia që ajo sjell në jetën tonë të përditshme.
Tomi ka nisur të organizojë evente që në moshe të re e me vonë u bë themelues i festivalit të muzikës elektronike Turtle Fest, një festival që ka bërë bashke DJ lokal dhe internacional në peizazhin e mrekullueshëm të Dhërmiut.
Interesi dhe kurioziteti i Tomit kundrejt muzikës elektronike nuk ndaloi këtu duke bërë që më vonë Tomi të fillonte te luante muzike vetë.
Në 2019 ai pati rastin te luante për herë të parë në një festival duke hapur mbrëmjen për Derrick May në Kala Festival.