×
Astrologji

Ditë për të sqaruar disa çështje me rëndësi, këto janë shenjat e privilegjuara nga yjet

Insajderi
04 October 2020 - 09:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, e diele 4 tetor

Dashi


Kushtojini rëndësi peshës trupore duke shmangur ushqimet e pashëndetshme. Aktivitetet me familjen do t’ju bëjnë të jeni në humor. Një telefonatë nga partneri/partnerja juaj do t’ua bëjë ditën e veçantë.

Demi

Ka gjasa të zgjidhni një problem të vazhdueshëm financiar. Gjërat mund të mos ecin sipas planeve tuaja sot, por do të kaloni një kohë të bukur me gjysmën tuaj më të mirë. Gëzimi dhe lumturia do të tejkalojnë çdo ndjenjë zhgënjimi që mund të përjetoni.

Binjakët

Shprehni ndjenjat që ju motivojnë. Shpëtoni nga çdo mendim negativ si frika, dyshimi, zemërimi dhe lakmia, pasi ato do ju lënë pas. Mësoni te kontrolloni ndjenjat dhe ndryshimet që mund t’ju ndodhin, pasi jo gjithmonë gjithcka shkon sic ne duam.

Gaforrja

Nëse përpiqeni t’i impononi të tjerëve mendimet tuaja, do të dëmtoni interesat tuaja. Trajtimi i situatës me durim është e vetmja mënyrë per të cur përpara. Një lajm i mirë, me shumë gjasa nga një vend i largët mund të pritet deri në mbrëmje vonë.

Luani

Përpjekja juaj së bashku me mbështetjen e anëtarëve të familjes, do t’ju ndihmojë të arrini rezultatet e dëshiruara në punë. Persa i perket ndjenjave, do të shpërbleheni për dashurinë që keni dhuruar. Ka gjasa të kaloni një kohë të paharrueshme me partnerin/partneren tuaj.

Virgjëresha

Sot do të gjeni qetësi nga tensionet që keni përjetuar kohët e fundit. Është koha e duhur për të bërë ndryshime në stilin e jetës suaj. Ekziston mundësia të debatoni me partnerin/partneren tuaj për çështje parash. Ka gjasa që beqarët e kësaj shenje të zhvillojnë një bisedë mjaft interesante sot.

Peshorja

Bëni kujdes me sjelljen ndaj miqve. Do të jeni të prirur të jepni gjykime të nxituara, ndaj sigurohuni që i keni të gjitha faktet, para se të flisni. Do të doni t’i kushtoni më shumë kohë partnerit tuaj, por për shkak të një çështjeje të rëndësishme, nuk do të jeni në gjendje ta bëni këtë.

Akrepi

Niveli i energjisë suaj do të jetë i lartë. Sa i përket aspektit financiar, përbajuni një buxheti të caktuar, në mënyrë që të shmangni çdo problem në lidhje me paratë në të ardhmen e afërt. Një lajm i mirë i papritur nga të afërmit, do të sjellë lumturi për të gjithë familjen. Marrëdhënia juaj romantike mund të ndryshojë drejtim, për shkak të ndërhyrjes së dikujt.

Shigjetari

Nëse keni kohë që prisni që dikush t’ju kthejë një borxh, atëherë sot mund të jetë dita juaj me fat, pasi ata mund t’ju kthejnë paratë papritur. Mos u tregoni dominues në qëndrimin tuaj me anëtarët e familjes., pasi kjo thjesht sa do të krijojë irritim.

Bricjapi

Bashkëshorti/bashkëshortja juaj do të kthehet pas në kohët e vjetra të dashurisë suaj. Dikush me të cilin shpesh nuk jeni dakord do t’i shohë gjërat në mënyrën tuaj sot. Në fakt, ai ose ajo madje mund të hidhet në mbrojtjen tuaj dhe t’ju ndihmojnë të fitoni një debat të nxehtë.

Ujori

Mendoni pozitivisht, në mënyrë që të kapërceni pasiguritë tuaja, përndryshe frika mund të fillojë të dominojë mendimet tuaja. Lidhja juaj në çift mund të marrë një kthesë magjike. Shpenzoni më shumë nga koha juaj për të ndihmuar të tjerët.

Peshqit

Fëmijët mund ta bëjnë ditën shumë të vështirë për ju sot. Tregohuni të duruar dhe të dashur për ta pasur situatën nën kontroll dhe për të shmangur çdo stres të mundshëm. Mund të kaloni një mbrëmje me një koleg, por ka gjasa të mendoni se ishte një humbje kohe.

OP-ED
Nga Rubrika
Astrologji
29 April 2024
Astrologji
25 April 2024

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark